Janë bërë një javë prej se Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin për pavlefshmërinë e votës së deputetit te 6+, Etem Arifi, për qeverinë Hoti.
Por, deri më tani kjo gjykatë nuk e ka bërë publike ende aktgjykimin e plotë të kësaj vote, shkruan arbresh.info.
E, si rezultat i kësaj, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ndonëse është konsultuar me partitë politike, ende nuk shpallur datën se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Kuvendi gjithashtu është në pritje të udhëzimit nëse duhet shpërndarë legjislatura aktuale me dekret apo nëse ky institucion bëhet jofunksional momentin që shpallen zgjedhjet e reja.
Lidhur me këtë vonesë, për arbresh.info, zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, kanë thënë se aktgjykimi është në proces të finalizimit.
“Aktgjykimi është duke u finalizuar dhe posa të jetë i gatshëm do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.
Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.
Ndërsa, për LVV-në, vota e Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi ishte jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.
Ndryshe, Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars, Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në fund të këtij muaji, deputeti Arifi ishte i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burg./ Elmedina Ballazhi/Arbresh.info
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës