Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës së fundi është furnizuar me pije.
E kjo blerje i ka kushtuar hiq më pak se 50 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën me titull “Shërbime me pije jo alkoolike dhe pije të nxehta për nevoja të stafit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës“ ishte planifikuar të shpenzohej shuma prej 17 mijë euro.
E pas hapjes së tenderit aplikuan tri kompani me çmime prej dy herë deri katër herë më të larta. Çmimi më i ulët i ofruar ishte 44 mijë e 894 euro ndërsa më i larti 76 mijë e 631 euro.
E fituese ka dalë kompania N.T.H. ” Shqiponja ” e cila ka ofruar çmimin më të ulët saktësisht 44 mijë e 894 euro.
Kjo kompani e regjistruar në Gllogoc do të furnizoj me pije Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për 36 muaj.
Në njoftimin e dhënies së kontratës thuhet gjithashtu se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.
Njoftimi për dhënien e kontratës është bërë më 04 mars ndërsa data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 3 mars 2018./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...