Gjykata Themelore në Prishtinë sot gjatë ditës u ka caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj për pesë të dyshuarit të përfshirë në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”, ku mbeti i vdekur një person më 1 shtator të këtij viti në Aktash të Prishtinës.
Me anë të një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.
“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...