Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë në paraburgim 40 ditor, Ugur Toksoy. Toksoy i cili po cilësohet si kundërshtar i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dyshohet për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Vendimi i Themelores erdhi pasi Prokuroria Speciale kërkoi 40 ditë paraburgim, deri në ekstradim, për shtetasin turk, Ugur Toksoy, i arrestuar në Prizren- në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, nën akuzën se është pjesë e Lëvizjes Gulen.
Me këtë rast, U.T-së i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditësh dhe atë duke filluar prej datës 27.10.2017 gjerë me dt.06.12.2017.
“I akuzuari U.T, kërkohet për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par.2 të KPK, sipas Kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë të datës 16 dhe 19 tetor 2017, për ekstradimin e shtetasit të vet U.T, si dhe nga Gjykata Penale e shkallës së parë nr.2 Hatay, e cila ka nxjerrë Urdhërarrest kundër të cilit në shtetin e Turqisë janë duke u udhëhequr hetimet penale në drejtim të veprës penale Organizata e armatosur nga nei 314 të Kodit Penal të Republikës së Turqisë.
Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet për caktimin e paraburgimit kundër të kërkuarit U.T, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet apo të fshihet dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Turqisë dhe kërkohet nga autoritetet e Republikës së Turqisë.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë