Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:00.
Kjo konferencë ka të bëjë me një aktvendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku kjo parti ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji lidhur me tarifat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi më 9 shkut të këtij viti.
Në dokumentin të cilin e posedon FrontOnline thuhet se “ shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të apditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, shkruan FrontOnline.
Përndryshe, më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjise elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovate/ orë në muaj. Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos rrymës./FrontOnline/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...