Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.B për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Siç njofton gjykata “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.03.2021, rreth orës17:25, në rrugën Sllatinë –Magur në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A, i cili ka qenë duke e kaluar rrugën me ç’rast ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet ku këmbësori E.N.A si pasoj e këtij aksidenti, ndërron jetë”.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info/
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...