Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarës me iniciale Z.T. nga Durrësi, Republika e Shqipërisë.
Ajo akuzohej për shkak të veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 para.1. të KPRK-së”, raporton arbresh.info.
Të akuzuarën me iniciale Z.T. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, sipas njoftimit të gjykatës, është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
Sipas gjykatës Z.T me datën 24.01.2014, rruga e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel ,,VilaA1,, e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës