Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga Interpoli për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi.
“Asnjë vendim për tërheqjen e urdhër-arrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIK-ut, Interpoli kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte.
Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona tjerë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se do të bjnë ankesë ndaj këtij vendimi, kurse rasti do të trajtohet edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ministri serb, Aleksandar Vulin, kishte reaguar ashpër dje gjatë ditës duke thënë se fletarrestimi ndaj Haradinajt nuk do të largohet./Lajmi.net/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?