Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër F. L., dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”, raporton arbresh.info.
Përmes një njoftimi për media, Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 30.05.2018, është vërtetuar. F.L.,E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T., akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale nga Kodi Penal i Republikes së Kosoves, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjykata bën të ditur se ka gjetur që shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike.
Ndryshe, pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore në nëntor të vitit 2017 Gjykata Themelore në Prishtinë pati shpallur të pafajshëm ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në të gjitha pikat e akuzës.
Të akuzuar bashkë me ish-ministrin e MTPT-së, tashmë zëvendëskryeministër i Kosovës Fatmir Limajn, ishin të akuzuar edhe Endrit Shala, Nexhat Krasniqi si dhe Florim Zuka.
Nga të gjitha akuzat për krim të organizuar, për shpërdorim detyre dhe për marrje ryshfeti ishin liruar edhe Endrit Shala dhe Nexhat Krasniqi.
Edhe i akuzuari tjetër Florim Zuka, i cili akuzohej për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi ishte liruar nga pika e pestë e akuzës.
Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit. Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik
Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Limaj, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008./Arbresh.info
.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...