Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke shpallur të pafajshme ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Këtë e ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi për media, shkruan arbresh.info.
“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.1630/2020, i datës 05.07.2021.Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është liruar nga akuza e akuzuara M.H.S., pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 437, paragrafi 2. KPRK”, thuhet në njoftim.
Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.
Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara M.H.S., ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./arbresh.info/
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...