Gjykata e Apelit-Departamenti për çështje Administrative, ka marrë vendim që të shtyhet ekzekutimi i vendimit për anulimin e konkursit për noterë.
Në vendimin e siguruar nga arbresh.info, thuhet se Gjykata e Apelit ka aprovuar si të bazuar ankesën e paditësit Ylli Bokshi, nga Gjakova, si dhe ka kërkuar të ndryshohet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 22 qershor 2020, si dhe shtyhet ekzekutimi i vendimit nr 15.2020 i datës 22 qershor 2020, me numër të protokollit 01-173 i datës 24 02.2020 i të paditurës Ministria e Drejtësisë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor ,përkitazi me kërkesë padinë e paditësit.
“Kolegji i përbërë nga gjyqtarët, Ramiz Kuqi kryetar, dhe anëtarët Delushe Halimi dhe Gani Avdiu, në konfliktin administrativ të propozuesit –paditësi Ylli Bokshi nga Gjakovë, të cilin e përfaqëson Korab Bokshi, kundër të paditurit Ministria e Drejtësisë në Prishtinë, me bazë juridike anulim vendimit me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit duke vendosur lidhur me kërkesën e paditësit-propozuesit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në seancën e mbajtur më 10.07.2020 mori këtë aktvendim: Aprovohet si e bazuar ankesa e paditësit Ylli Bokshi, nga Gjakova, ndryshohet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 22 qershor 2020, si dhe shtyhet ekzekutimi i vendimit nr 15.2020 i datës 22 qershor 2020, me numër të protokollit 01-173 i datës 24 02.2020 i të paditurës Ministria e Drejtësisë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor ,përkitazi me kërkesë padinë e paditësit”, thuhet në vendimin e Apelit.
Ndryshe ish-ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shkurt të këtij viti kishte marr vendim për anulimin e provimit të noterisë.
Provimin e kishte anuluar me arsyetimin se procesi i përzgjedhjes së noterëve nga qeverisja e kaluar nuk kishte pasur ligjshmëri, transparencë e as objektivitet, pasi sipas saj, shumica e kandidatëve të përzgjedhur kanë qenë familjarë dhe militantë partiakë.
Por, me këtë vendim të Ministrisë së Drejtësisë, nuk ishin pajtuar kandidatët të cilët kanë kaluar provimin e noterisë, e të cilët po kërkojnë që ky vendim të anulohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas anulimit të procesit të noterëve, një pjesë e këtyre kandidatëve të përzgjedhur kishin ushtruar padi në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj Ministrisë së Drejtësisë.
Në mesin e paditësve ishte Ylli Bokshi, i cili përmes padisë së ushtruar më 3 mars 2020, e të cilën e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë anulimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin atij i është pamundësuar të zgjidhet noter.
Në padi thuhet se vendimi i atakuar përmban shkelje të rënda të dispozitave ligjore.
“Aktvendimi i atakuar është kundërligjor, për shkak të aplikimit të gabuar të së drejtës materiale”, thuhet ndër të tjera në padinë e Bokshit.
Ndërkohë, sipas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, të marr më 24 shkurt të këtij viti, është anuluar procesi i Provimit për Noterinë, të shpallur në prill të vitit 2019.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjatë procesit të dhënies së këtij provimi, janë shkelur parimet e parapara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2019.
Sipas vendimit, ky udhëzim parasheh që procesi të zhvillohet duke u bazuar në parimin e ligjshmërisë, transparencë dhe objektivitetit.
Në vendim thuhet se është shkelur parimi i ligjshmërisë, pasi që fillimisht provimit për noterë nuk iu janë nënshtruar të gjithë kandidatët në të njëjtën kohë, duke bërë që provimi të zgjas më shumë se një ditë.
Po ashtu, në vendim thuhet se ky proces ka prodhuar kandidatë të “suksesshëm” me numër shqetësues me lidhje familjare, miqësore e partiake.
“Ky proces ka prodhuar kandidatë të “suksesshëm” në numër shqetësues me lidhje familjare, miqësore dhe partiake, të cilët kanë mundur të ushtrojnë profesionin e noterit në dëm të interesit të përgjithshëm publik, dhe në dëm të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim./arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën