Gjykata e Apelit tashmë ka vendosur për fatin e të akuzuarve të grupit “Drenica”. Aktgjykimi i Apelit është në përfundim në procedurë të hartimit dhe draftimit dhe shumë shpejt do t’u dorëzohet palëve të këtij rasti.
Këtë e ka konfirmuar për “Arbresh.info”, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Gjykata e Apelit shumë shpejt pritet të dalë me një vendim lidhur me këtë rast, i cili do të bëhet publik vetëm atëherë kur do t’u ekspedohet palëve në mënyrë te rregullt”, është shprehur Jashari.
Gjykata e Apelit pritet të sjell dy vendime, atë për “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, në të cilat raste ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me gjithsej 65 vjet burg për vrasje, rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës.
Në krye të këtyre rasteve janë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili është dënuar me 12 vjet burg, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi 14 vjet burgim, 6 vjet në Grupin “Drenica 1” dhe 8 vjet të tjera në “Drenica 2”.
Në mesin e 15 të dënuarve të këtyre dy rasteve janë edhe Fadil dhe Nexhat Demaku me nga 3 vjet burgim, Hysni Thaçi është dënuar me 7 vjet burg, Zeqir Demaku me 7 vjet dhe Jahir Demaku me 7 vjet po ashtu, Isni Thaçi me 6 vjet burgim, Agim Demaj 3 vjet burgim, Bashkim dhe Driton Demaj me nga 3 vjet burgim, dhe Selman Demaj 3 vjet burgim.
Ndërkaq ishin liruar nga aktakuza Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha dhe Avni Zabeli./G.Lushi/Arbresh.info
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...