Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me djalin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova dhe 20 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me krim të organizuar.
Me këtë rast, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë 17 nga ankesat e bëra kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kjo është komunikata e plotë:
Më 22 gusht 2017, Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 1 i KPK, në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 1 i KPK dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 2 i KPK dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374, paragrafi 2 i KPK. Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 305/2016 të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave. Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua.
/arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë