Gjykata e Apelit, më datën 11 prill të këtij viti ka marr aktgjykim me të cilin ka liruar nga aktakuza ish-ministrin e Kulturës, Valton Beqiri, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Apeli, e ka aprovuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, Destan Rrukiqi.
Sipas aktgjykimit të Apelit është aprovuar edhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, Astrit Haraqija, duke refuzuar aktakuzën për shkak të parashkrimit.
Në aktgjykim thuhet se është edhe ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke e ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sa i përket dënimit për të akuzuarin Nehat Fjeza, për veprën penale “mashtrimi në detyrë”, duke ia shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale brenda 3 viteve.
Sipas këtij aktgjykimi, Fejza obligohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar prej 188.000 euro në afatin prej tre muajve.
Po ashtu, ankesa e prokurorisë është aprovuar edhe për të akuzuarin, Armond Morina, për të cilin Gjykata e Apelit e ka revokuar dënimin e Gjykatës Themelore duke e dënuar për veprën penale të mashtrimit në detyrë me 1 vit e 6 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda 3 viteve.
Gjithashtu, sipas këtij aktgjykimi Morina, obligohet që brenda afatit prej 3 muajve t’ia kompensoj MKRS-së, dëmin e shkaktuar prej 100.000 euro.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më datën 15 dhjetor 2016, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy ish-ministrave Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri dhe dy producentëve, Armond Morina dhe Nehat Fejza, të akuzuar për korrupsion.
Katër të akuzuarit ishin dënuar me nga një vit burgim me kusht, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohej nëse të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale gjatë dy viteve në vijim.
Sipas aktgjykimit, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Armond Morina ishte detyruar që Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) t’ia paguante shumën në vlerë prej 100 mijë euro. Ndërkaq, Nehat Fejza, ishte detyruar që MKRS-së t’ia paguante shumën në vlerë prej 188 mijë euro.
Rasti i dy ish-ministrave të Kulturës dhe dy producentëve nga Gjykata e Apelit ishte kthyer në rigjykim më 2 qershor të vitit të kaluar, për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës penale.
Prokuroria i ngarkonte dy ish-ministrat Astrit Haraqija e Valton Beqiri me veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ngase kishin mbështetur filmat “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës”, të producentëve Armond Morina dhe Nehat Fejza. Ndërsa, dy të fundit akuzoheshin për veprën penale “mashtrim në detyrë”. Aktakuza kundër dy ish-ministrave dhe dy producentëve u ngrit në prill të vitit 2012, ndërsa gjykimi i tyre nisi në marsin e vitit 2014.
Sipas aktakuzës, ish-ministri Astrit Haraqija ka drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitet 2004-2007, ndërsa më 27 shkurt 2006 kishte nënshkruar kontratë me Nehat Fejzën, pronar i kompanisë “Concordia Pictures” për filmin “Ndjekja e Larës”, në vlerë prej 220,000 euro. Më 30 janar 2007, i njëjti nënshkroi një kontratë tjetër me Armond Morinën, pronar i kompanisë “Morina Films” për filmin “Mysafir në sofër”, në vlerë prej 350,000 euro. Ndërkaq, ish-ministri Valton Beqiri që drejtoi Ministrinë e Kulturës në vitet 2008-2010, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100,000 euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Sipas aktakuzës së prokurorisë, Ministria e Kulturës nënshkroi kontrata për këta filma në vlerën totale prej 570,000 eurove, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe atë për Kinematografinë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit në raportin e fundit të publikuar më 28 mars 2017, ka listuar të gjitha rastet e aktakuzave të dështuara për korrupsion. Sipas gjetjeve të monitorimit të IKD-së, rezulton se mbi 90 % e aktakuzave të profilit të lartë kanë dështuar në gjykata./Betimipërdrejësi
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së