Është kthyer në rigjykim çështja penale kundër avokatit Haxhi Çeku, i akuzuar për mashtrim.
Departamenti Special i Gjykatës se Apelit të Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesat në çështjen penale kundër të akuzuarit H.Ç.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me aprovimin e ankesës së avokatit mbrojtës të akuzuarit dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.12.2019, është anuluar dhe lënda i është kthyer gjykatës së njëjtë në rigjykim.
“Gjykata e Apelit, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, në raport me veprën penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor dhe gjykuar”, thuhet në njoftim.
H.Ç. ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për shkak të veprës penale, “Mashtrimi” nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka ishte dënuar me dënimin me gjobë në shumë prej 3.000 euro dhe dënim më burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh. Atij po ashtu i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit të avokatit në kohëzgjatje prej 1 viti, duke iu llogaritur nga dita kur vendimit ta marrë formën e prerë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...