Google ADS

Gjykata e Apelit anulon të gjitha seancat publike

12:22 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Gjykata e Apelit ka njoftuar se janë anuluar të gjitha seancat publike të kolegjeve.

Në njoftim thuhet se anulimi do të zgjasë vendim të ri, shkruan arbresh.info.

E gjithë kjo është bërë si masë mbrojtëse nga Coronavirus Covid-19.

Për shkak të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në funksion parandalimit dhe të mbrojtjes nga Coronavirus Covid-19, dhe në përputhje Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr. 53/2020, të datës 15.03.2020, Gjykata e Apelit njofton se janë anuluar të gjitha seancat publike të kolegjeve. Deri në një vendim të ri, kjo gjykatë do të vendos vetëm për ato lëndë të cilat sipas ligjit konsiderohen si urgjente. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme