Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën kur do të shpallet aktgjykimi në rasti ne aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.
Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 17 nëntor, në ora 13:00.
Këtë vendim Gjykata e mori pasi palët sot e dhanë fjalën përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.
Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit tha se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.
Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.
Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016.
Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...