Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj një personi që dyshohet se theri me thikë 12 herë gjyshin e tij.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, shkruan arbresh.info.
Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar.
Në anën tjetër, në raportin 24 orë të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy ditë më parë, i dyshuari, që është nipi i viktimës, kishte raportuar se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje.
Në raportin e policisë, thuhet se pas daljes së prokurorit të shtetit në vendin e ngjarjes, nga vdekja e dyshimtë, rasti është cilësuar në vrasje e rëndë.
“ Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Novobërd./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...