Gjuriqi s’mund ta pranojë faktin se Kosova do të jetë në OKB dhe do ta ketë ushtrinë

22:08 | 2 Qershor 2018
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq edhe një herë sonte ka shprehur mllefin ndaj Kosovës dhe krerëve të saj.

Ai e ka kundërshtuar idenë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se Beogradi e ka letrën me të cilën Serbia detyrohet të pranojë dicka që sipas Gjuriqit nuk është kompromis.
Po ashtu ai ka dalë edhe kundër idesë që sot e theksoi kryeministrit Ramush Haradinaj se Ushtria e Kosovës do të formohet deri në fund të vitit.

“Haradinaj dhe Hoxhaj po tregojnë nervozen e tyre, nervoz e cila vije si pasojë e faktit se asnjë nga qëllimet e tyre nuk mund të realizohet. Nëse dikush që mendon se me gënjeshtra mund të arrihen qëllimet, pikëllohet më pas”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë sot se tashmë ekziston një letër e cila është në Beograd dhe në Prishtinë, letër-projekt nga vendet perëndimore, sipas së cilës Kosova bëhet anëtare e OKB-së dhe këtë Serbia e ka tashmë të qartë.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka thënë po ashtu sot se Kosova do të bëhet me ushtri më së largu deri në fund të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme