Google ADS

Gjuriqi e komenton fotografinë me Xhelal Sveçlën, “mbi 200 herë kam biseduar me separatistë”

12:40 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me kontaktin në Tiranë me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur se “puna ime është të bisedoj”.

Duke folur për fotografinë nga Tirana që bëri xhiron nëpër media, ku shihet duke biseduar me Sveçlën, Gjuriqi për Tv Prva tha se në kryeqytetin e Shqipërisë ishte pjesëmarrës në një tubim rajonal të partive politike nga i gjithë rajoni, në të cilin nuk ishte biseduar as për qeverinë e ardhshme, as për dialogun Beograd-Prishtinë.

Ai e ka vlerësuar pozitive pjesëmarrjen në takimin e Tiranës dhe është shprehur se “puna ime është të bisedoj me separatistët, për çka qytetarët tash shtatë vjet e gjysmë më paguajnë”.

“Kam qenë mbi 200 herë në bisedime me separatistët në Bruksel dhe vende të tjera, për të mbrojtur pozicionin e Serbisë në Kosovë e Metohi si pjesë të Serbisë… Kjo nuk është e këndshme, por puna ime është të bisedoj dhe për këtë më paguajnë”, është shprehur Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme