Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar UEFA-n se është politizuar që kur e ka pranuar Kosovën.
Gjuriq ka pretenduar se në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani, pati thirrje e provokime nga ana e tifozëve shqiptarë e atyre kroatë, në përballjen e së mërkurës.
Madje, presidenti i Federatës së Futbollit në Serbi, njoftoi se do të paraqesë një kërkesë në UEFA për ndëshkimin e federatave kroate dhe shqiptare.
“Shpresoj që presionet që vijnë nga ajo anë do të zgjojnë indinjatën dhe dëshirën shtesë për të luftuar te djemtë tanë dhe ne jemi shumë krenarë për ta, ndër të tjera mesazhet ‘vrite serbin’ e të ngjashme ju tregojnë për klimën e keqe të krijuar nga disa politikanë ekstremë, para së gjithash regjimi etno-nacionalist i Kurtit, por edhe disa të tjerë në rajon, të cilët po përpiqen në çdo mënyrë të përdorin kontekstin më të gjerë gjeopolitik për qëllimet e tyre, të cilat nuk janë të lavdërueshme”, tha Gjuriq për RTS.
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka thënë sot se do t’i kërkojë UEFA-s dënime më të ashpra të mundshme për federatat kroate dhe shqiptare të futbollit për shkak që siç pretendojnë ata të thirrjeve “Vrite Serbin” .
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...