Google ADS

Gjuriq u bën thirrje serbëve të respektojnë masat në mënyrë rigoroze

11:55 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka bërë të ditur se më shumë ka pacientë të shëruar sesa raste të reja në komunat veriore.

Tutje Gjuriq u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë në mënyrë rigoroze masat e përcaktuara nga profesionistët, Shtabi i Krizave dhe të gjitha institucionet kompetente që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit gjatë fundjavës së ardhshme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë deri në fitoren e fundit mbi epideminë, transmeton portali arbresh.info.

Nga komunat veriore me shumicë serbe raste kanë regjistruar Mitrovica e Veriut (35), Zveçani (21), Zubin Potoku (20), Leposaviqi (11).

Në komunitetin serb janë regjistruar pesë vdekje, kurse në nivel vendi 19 persona kanë vdekur e 703 raste janë pozitive me Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme