Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq , pret që puna për zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë midis Beogradit dhe Prishtinës të përfundojë deri të premten dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Kjo është një punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin serb në Kosovë. Për herë të parë pas vitit 1999, do të themelohet gjykata me shumicë serbe dhe me Kryetarin e Gjykatës së Kosovës në Mitrovicë dhe Prokurorinë me shumicë serbe. Pres që kjo punë e madhe dhe e rëndësishme të përfundojë në fund të javës, deri të premten “, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Kosovë-Serbi, sot pritet të betohen 42 gjykatës serbë, kryesisht për gjykatën themelore në Mitrovicë.
Marrëveshja e Brukselit për integrimin në sistemin e Kosovës të gjykatësve dhe prokurorëve serbë nga veriu i vendit, ishte arritur në shkurt të vitit 2015.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri