Google ADS

Gjuriq: Serbia s’ka për ta njohur kurrë Kosovën

10:26 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Serbia vazhdon të mbaj bindshëm qëndrimin se nuk do ta njeh shtetësinë e Kosovës asnjëherë.

Të tilla deklarata po dalin nga zyrtarë serb. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka shprehur paknaqsinë e tij lidhur me respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

“Ndryshe nga pala serbë e cila është e përkushtuar në bisedime, përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë, për momentin nuk po pëlqejnë diçka të tillë, pasi edhe rasti Haradinaj pati ndikim ku Kuvendi i Kosovës miratojë një rezolutë ku u pezulluan bisedimet”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Gjuriq është shprehur se një gjendje e tillë do të vazhdoj derisa Evropa të deklaroj ndaj deklaratave të shqiptarëve që kërcënojnë Serbinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme