Gjuriq: Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova

22:31 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kosova me 17 shkurt feston përvjetorin e 10-të të pavarësisë, e Serbia kurrsesi ta pranojë realitetin, transmeton portali arbresh.info

Kjo pasi që i drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova.

“Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova”, tha sot Gjuriq, duke theksuar se përkundër faktit se më 17 shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e pavarësisë, që sipas tij është një krijim i rremë që nuk u njoh nga tre të katërtat e njerëzimit.

“Nuk ka braktisje të saj”, tha Gjuriq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme