Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia po mbron interesat e saj në Uashington, duke avokuar për hapjen e tregut të Kosovës për kompanitë serbe, por edhe për hapjen e tregut serb, si dhe për lidhje më të mira infrastrukturore.
“Ekipi i presidentit Vuçiq ka përgatitur një platformë serioze që është e orientuar drejt së ardhmes, drejt bashkëpunimit që duhet të krijojë shanse për të rinjtë dhe për zgjidhjen e problemeve në një mënyrë të tillë që të krijohet një bazë ekonomike pakrahasimisht më e mirë”, tha Gjuriq për TV Pink.
Shtëpia e Bardhë ka thënë sot se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Përmes një komenti të mërkurën në Twitter, Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:
“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha O’Brien.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...