Gjuriq: Serbia do ta mbrojë Trepçën

16:54 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Serbia do ta mbrojë Trepçën dhe se punëtorët nuk arsye të brengosen për ekzistencë
“Kush e nguc Trepçën, godet themelin e ekzistencës së popullit serb në Kosovë “, citon “kurim” të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka porositur se shteti i Serbisë, ashtu siç e ka mbrojtur në periudhën e shkuar Trepçën, po ashtu do të reagojë sa herë që gjendet para sfidave që të plaçkitet pasuria serbe në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se edhe herën e kaluar Serbia, me aksion të gjerë ndërkombëtar , ka penguar rrëmbimin e Trepçës ashtu sikur dhe qendrën e skive në Brezovicë.

“Serbia do të vazhdojë me mund e me përpjekje, e punëtorët e Trepçës nuk kanë pse të brengosen për ekzistencën e tyre”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme