Drejtori i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kenë një nga tri pozitat kryesore udhëheqëse të Kosovës, siç janë, Presidenti, Kryeparlamentare ose Kryeministri.
Djuric në një debat televiziv në Serbi, ka thënë se tash pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Serbe, duhet të marrin njërën nga tri pozitat më të larta udhëheqëse të Kosovës.
Kjo sipas tij, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, por nëse përfaqësuesit ndërkombëtar e kanë mbështetur një gjë të tillë në Maqedoni, pse kjo të mos ndodhë edhe në Kosovë. Gjuriq këtu ka aluduar në atë, se kryeparlamentar në Maqedoni, është zgjedhur Talat Xhaferi i BDI’së, e cila është në koalicion me LSDM’në e Zoran Zaevit. /Gazeta Metro
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...