Google ADS

Gjuriq: Serbët e Kosovës janë tmerruar nga deklaratat e Ramës

10:30 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, se serbët që jetojnë në Kosovë janë tmerruar kur kanë dëgjuar deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet, njofton Klan Kosova.

Por, Gjuriq, në këtë deklaratë të tij për Sputnik – agjenci lajmesh e afërt me Vladimir Putin – shtoi se një gjë të tillë nuk do ta lejonte kurrë Serbia dhe se ndërmarrja për një Shqipëri të Madhe është një ide qëkur nazistët kishin pushtuar Jugosllavinë.

I pyetur nëse deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, ishte një lëvizjes taktike, apo një pretendim serioz, Gjuriq tha se nëse deklarata e tij do të përkthehej në një aksion konkret kjo do të përbënte thyerje të ligjit ndërkombëtar.

“Për ne dhe për një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar; përfshirë dhe OKB-në, Kosova dhe Metohija janë pjesë integrale të Serbisë. S’ka pasur kurrfarë lloj procedure demokratike të ndarjes së Kosovës nga Serbia”, pohoi Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Gjuriq është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se askush nga BE-ja s’po reagon për këto deklarata të Ramës.

“Fatkeqësisht, kemi parë heshtje edhe kur Prishtina vendosi ta ndërpresë dialogun, dhe ne nuk shohim as për këto pretendime reagim të mjaftueshëm të BE-së”.

Në një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, ai tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Europian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme