Google ADS

Gjuriq: S`do të ketë vazhdim të dialogut derisa të marrim përgjigje për vrasjen e Ivanoviqit

09:06 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel derisa Serbia të marrë përgjigje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Gjuriq tha për RTS se informacionet deri tek të cilat kanë ardhur autoritetet në këtë vend  tregojnë se bëhet fjalë “organizatë serioze dhe e përhapur”, transmeton Klan Kosova.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës paraa selisë së partisë së tij, transmeton Klan Kosova./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme