Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka arritur mbrëmë vonë në Kosovë, kurse në Manastirin e Banjskës afër Zveçanit ka marr pjesë në liturgjinë Pashkëve.
Siç raporton “Beta”, i rrethuar nga njerëz dhe anëtarë të Listës Serbe, Marko Gjuriq ka përcjell mesazhe për popullin serb, i cili, sipas tij, përkundër vështirësive po përpiqet të mbijetojë në Kosovë.
“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë dhe Metohi. Ne serbët numerikisht jemi pak, por jemi popull i guximshëm dhe liridashës”, tha Gjuriq, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë dhe Metohi”.
“Ne do të qëndrojmë dhe do të qëndrojmë këtu në Kosovë dhe Metohi. Ne, si Serbi, dimë si ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu, për më shumë se një mijë vjet, është ndërtuar identiteti i popullit serb, i gjithë popullit serb. Është ndërtuar në të kaluarën, po ndërtohet sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Marko Gjuriq.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...