Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tka faklënderuar Rumaninë për siç tha vendosmërinë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një takimi që pati me Drejtorin e Përgjithshëm të Departamentit të Politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Stefan Tink, ai theksoi se Serbia është mirënjohëse për mbështetjen e qartë të këtij vendi në procesin e integrimit të Serbisë, si dhe meritat e diplomacisë rumune, në formulimin e Strategjisë miratuar së fundmi për zgjerimin e BE, transmeton Klan Kosova.
Siç bën të ditur zyra e Gjuriqit, ata gjatë takimit diskutuan edhe për dialogun e brendshëm për Kosovën, i i inicuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe perspektivat për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Beogradi, sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dialogu në Bruksel, ndërsa Prishtina, qe 1757 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit nuk përmbush detyrimet që lidhen me themelimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...