Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar pas deklaratve të Presidentit Hashim Thaçi, se Kosova dhe Shqipëria do të jenë një shtet. Ai deklaroi se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë
“Kjo u zgjidh në maj të vitit 1945, kur nazistët u mundën” – ka thënë Gjuriç.
Gjuriç kujtoi se “Shqipëria e Madhe” ishte një projekt fashist, i mposhtur më 9 maj 1945 dhe që përsëri të kërkonte krijimin e saj në ditën e zgjedhjeve evropiane, shuplakë në fytyrë të Evropës, transmeton arbresh.info
“Ekipi ishte befasues përpara heshtjes së zyrtarëve ndërkombëtarë mbi thirrjet për prishjen dhe ndarjen e shteteve anëtare dhe të njohura ndërkombëtarisht të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Nëse ka një reagim nga jashtë apo jo, një gjë është e sigurt – projekti i “Shqipërisë së Madhe”, ku copa dhe vendi është konsumuar, do të mposhtet sa herë që shfaqet në skenën historike, përfundoi Marko Gjuriq./Arbresh.info
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...