Gjuriq: Kosova e pa interesuar për dialog me Serbinë

10:44 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina nuk ka asnjë institucion që merret me përgjegjësinë e dialogun me Beogradin.

Çdoherë, sipas Gjuriqit, Kosova më s’është e interesuar për dialog dhe për këtë nuk ka as ekip për dialogun, transmeton lajmi.net.

“Është e qartë se Prishtina nuk është e interesuar për dialog që ka udhëhequr deri më tani, përndryshe nuk do të shpërbëhej ministria e udhëhequr nga Edita Tahiri”, ka deklaruar Gjuriq për Politika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme