Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq i ka kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës.
Pas kërkesës që serbët që bëhen pjesëtarë të Forcave të Sigurisë të Kosovës “të shpallen të padëshiruar në të gjitha objektet publike, të mos thirren as në gëzim dhe as në pikëllim, as në kishë dhe as në kafene dhe që serbët të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, por të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të merren me sigurinë e serbëve në Kosovë, ka ardhur edhe një mesazh – kërcënim i Marko Gjuriq për të gjithë pjesëtarët potencialë serbë për këtë forcë mbrojtëse, përcjell portali KosSev.
“Me Ligjin tonë Penal hyrja në formacionet e huaja të armatosura e ilegale, është e kundërligjshme dhe kjo dënohet deri më 10 vjet burgim”, ka thënë Gjuriq.
“Ky është aktivitet ilegal në të cilin qytetarë tanë nuk do të duhej të merrnin pjesë” ka thënë ai duke porositur “që ata të mos hyjnë në të ashtuquajturën Ushtri e Kosovës”.
Ai ka thënë se pozita e Serbisë lidhur me Ushtrinë e Kosovës, është e qartë:
“Çfarëdo krijimi i formacioneve ilegale paraushtarake në territorin e tonë është në kundërshtim me Rezolutën 1244, në kundërshtim me Marrëveshjen Ushtarako Teknike të Kumanovës dhe me qëllim tonë kryesor shtetëror e kombëtar e ai është stabilizimi afatgjatë i rrethanave. Njëzëri jemi kundër saj, Lista Serbe e kundërshton këtë dhe ajo e ka përkrahjen e kryetarit dhe të qeverisë së Serbisë.”
Sipas shënimeve të fundit në FSK janë 103 pjesëtarë të bashkësisë serbe.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...