Drejtori i të ashtuqujturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se delegacioni serb ka insistuar të bisedohet për temën e Asociacionit por që është refuzuar nga pala kosovare.
“Delegacioni serb insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të por vetëm për pretendimet pronësore”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Gjuriq i cili është duke udhëhequr delegacionin serb në nivelin e ekspertëve ka thënë se sot ka pasur diskutim serioz për pronat publike me propozime konkrete dhe modalitete se si të zgjidhen këto çështje.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...