Një raund tjetër i dialogut Kosovë-Serbi u mbajt dje në Bruksel. Delegacioni i Kosovës u kryesua nga presidenti Hashim Thaçi ndërsa ai serb nga Aleksandar Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se ky raund i dialogut ishte një prej më të vështirëve deri më ani.
Sipas tij çështja e Kosovës është e lidhur edhe me çështjen e përparimit ekonomik.
“Në qoftë se nuk ka marrëveshje, gjërat nuk do të jenë ashtu siç janë. Tre, katër ose pesë vitet e ardhshme, ne ndoshta s’do të kemi siguri për vendin dhe rajonin. Nuk do të ketë paqe. Ne nuk mund të jemi përgjegjës për të siguruar që fëmijët tanë nuk vdesin. Kjo është arsyeja pse në këtë lloj të marrëveshjes është e rëndësishme të dihet se gjithnjë ka një situatë të vështirë dhe se nuk mund të vazhdojmë me rimëkëmbjen ekonomike, nëse nuk ka zgjidhje”, ka thënë Gjuriq.
Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe vendet e punës gjithashtu do të varen nga kjo.
“Dhe kjo mund të jetë një zgjidhje politike e qytetarëve, e ligjshme, por të jetë e vetëdijshme për pasojat”, ka shtuar ai.
Gjuriq tha poashtu se as presidenti e as qeveria nuk mund të mendojnë që të pranojnë diçka që nuk do të kënaqë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë.
“Presidenti Vuçiq nuk do të pranojë njohjen, ne kemi thuajse 18 vite prej kohës kur nuk ka kontrolle efektive, nga gjërat më banale tek ato më të rëndësishme. Kush e vrau Oliver Ivanoviq?. Për interesat e Serbisë luftojmë jo vetëm në Bruksel por edhe në bisedat me të tjerët-rusët, amerikanët, presidentin frances Emmanuel Macron në Paris, ku morëm mbështetje për arritjen e një kompromisi. Ne do të përpiqemi që çdoherë të fitojmë mbështetje për pozicionin tonë”, ka përfunduar Gjuriq.