Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar takimin e fundit të presidentit serb me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se asaj i është “prezantuar gjendja faktike në Kosovë”. Ai ka shtuar se po krijohet një lloj hapësire manovrimi për Serbinë, kur ekziston mbështetja e idesë për gjetjen e një kompromisi.
“Dje kemi pasur një shans të mirë, për faktin se Aleksandar Vuçiq për herë të dytë brenda dy muajsh është ftuar për të paraqitur pikëpamjet e Serbisë. Ai prezantoi jo vetëm faktet në terren, por edhe pikë për pikë se çfarë nuk është bërë dhe për çfarë është dakorduar me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Gjuriq, për televizionin publik serb RTS, përcjell Telegrafi .
Ai shtoi se ishte krenar kur dëgjoi nga kancelarja Merkel se ajo personalisht ka besim në Presidentin e Serbisë dhe thotë se kancelares gjermane i kanë treguar se çfarë ka ndodhur më 26 mars ( dita kur u arrestua Marko Gjuriq në Kosovë v.j.).
“Ne kemi prezantuar prova për çdo gjë që ndodhi atje dhe kjo që Merkel dëshironte të dëgjonte këtë nga presidenti, tregon shumë. Ky ishte një takim rëndësishëm, të cilit pala jonë i është qasur me përgjegjësi dhe seriozitet”, tha Gjuriq.
“Nuk ka dyshim se pas gjithë asaj që ka ndodhur në vitet 1999, 2004 dhe 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës, Serbia ballafaqohet me zgjidhje të vështira. Kur keni mbështetje për idenë e gjetjes së kompromisit, kjo do të thotë se krijohet një lloj hapësire manovrimi për Serbinë”, ka thënë Gjuriq.
Ai shtoi se Asociacioni është një çështje në të cilën punojnë Beogradi dhe Prishtina e të cilën po e udhëheqin përfaqësues të serbëve në Kosovës.
“Asociacioni i Komunave Serbe do të mund të formohet vetëm në atë mënyrë për të cilën është rënë dakord. Nëse vërtetë asgjë e re nuk duhet të formohet dhe të ndryshohet, pse kanë diskutuar me ne”, pyet Gjuriq. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...