Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar dje në Prishtinë, Marko Gjuriq, vazhdon të thotë se policia e Kosovës e ka maltretuar shumë. Ai madje ka thënë se policia paska thirrur “Allahu Akbar” derisa kryente arrestimin e tij.
“Separatistët shqiptarë u munduan dje ta okupojnë Veriu e Kosovës në mënyrë brutale, duke përdorur dhunë dhe terror”, ka thënë sot Marko Gjuriq në Beograd gjatë një konference për media.
Marko Gjuriq ka folur sot për herë të parë pas arrestimit të djeshëm që iu bë në veriun e Mitrovicës, pasi nuk kishte marrë leje të vinte në Kosovë.
“Ata për mua nuk janë policë”, thotë Gjuriq t’i ketë thënë një zyrtari policor të Kosovës.
“Kjo është një bandë terroriste. Ata janë kundër njerëzve të pa armatosur. Kjo është e shpifur”, ka thënë Gjuriq.
Ai gjithashtu tha se policia e Kosovës e kishte keqtrajtuar atë, madje tha se policia e ka “tërhequr si qenin”, shkruan b92, transmeton Express.
“Më vunë në një automjet, aty me rrahën, e më goditën në stomak. Njëri nga ata e nxori thikën dhe bëri selfie me mua”, tha Gjuriq.
“Rrugës për Prishtinë nga Mitrovica veriore, njëri nga ata bërtiti Allahu Akbar”, tha Gjuriq.
Gjatë këtij rrugëtimi që Gjuriq thotë se i përjetoi të gjitha këto nga pjesëtarët e Policisë, thuhet se ai vetëm është pyetur nga forcat e PK’së, se a ka nevojë për ndonjë ndihmë.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...