Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq e ka dënuar në mënyrën më të rreptë atë që ai e ka quajtur sulm nda serbëve të rinj në fshatin Prilluzhë te Vushtrria dhe ka kërkuar nga organet përkatëse dhe nga bashkësia ndërkombëtare që në afatin sa më të shpejtë të gjenden aktorët dhe të pengohet përshkallëzimi i mëtejmë i dhunës ndaj serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Plagosja kohë më parë e Aleksandar Jeftiqit në Suho Doll dhe plagosje e sotme në Prilluzhë, është krejtësisht e qartë se është në vazhdim fushata e dhunës ndaj serbëve në krahinë dhe është e domosdoshme të ndërmerren masat më të rrepta në mënyrë dhe që të pengohet ekstremistët të rrezikojnë me vite ndërtimin e paqes”, ka thënë Gjuriq në kumtesën që e transmeton b92 .
Sipas tij, qëllimi është që të shkaktohet frikë e pasiguri te serbët që jetojnë në Kosovë.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...