Gjuriq e konfirmon dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe

10:31 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq mëngjesin e sotëm ka thënë se kryetarët e katër komunave serbe, do të japin dorëheqje dhe po ashtu edhe organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e masës doganore ndaj mallrave serbe.

“Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia”, deklaroi Gjuriq./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme