Google ADS

Gjuriq: Do të rrëmbehemi nga luftërat nëse nuk pajtohemi me Prishtinën

09:35 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje në negociatat e Brukselit nuk përjashtohet rreziku që Serbia dhe rajoni të përfshihen në konflikte të reja, paralajmëron i ashtu quajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas tij, Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat nëse nuk arrihet një marrëveshje me Prishtinën, transmeton Arbesh.info.

“Nëse nuk kishte marrëveshje, gjërat nuk do të shkojnë si i mendojmë. Për tre, katër, pesë vjet, me siguri do ta kthejmë vendin dhe rajonin në konflikte. Nuk do të kishte paqe. Kjo është arsyeja pse ky lloj aranzhimi është i rëndësishëm për ne. Ekziston gjithmonë një gjendje e vështirë” tha Gjuriq duke shtuar se zgjidhja e problemit të Kosovës lidhet me çështjen e përparimit ekonomik, raporton Kurir.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme