Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sot se delegacioni serb dhe presidenti Vuçiq në Uashington do të prezantoj agjendën ekonomike mes Beogradit edhe Prishtinës që mundet plotësisht të ndryshojë paradigmën e raporteve mes shqiptarëve edhe serbëve, shkruan “Danas”.
“Ne jemi të gatshëm për projekte serioze për bashkëpunimin tonë me Prishtinën , kemi përgatitur një spektër të gjerë të projekteve infrastrukturore dhe për afaristët e rinj, por jemi edhe të gatshëm që të mbrojmë interesat serbe duke punuar në forcimin e lidhjeve ekonomike” tha Gjuriq në RTS..
Ai nënvizoi se bisedimet nuk do të jenë të thjeshta edhe të lehta, sepse si shkruajnë mediat shqipe po dominon tema sikurse është dita vendimtare dhe përfaqësuesit paralajmërojnë se do bisedojnë për ndërlidhjen e Kosovës me Shqipërinë dhe Kosovës me Maqedoninë.
Gjuriq pret që në tavolinë të gjenden edhe tema të rënda politike, transmeton “Bota Sot”.
„Nëse vjen deri te shfaqja e këtyre temave, të gjithë ata që përcjellin politikën serbe tash e 8 vjet mund të dinë se përgjigja e shtetit të Serbisë në propozime konstruktive do të jetë përgjegjës, por do të jemi përherë të gatshëm kur është nevoja të refuzojmë çdo gjë që nuk është në interes të Serbisë” tha ai.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?