Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse sonte në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai gjatë kësaj ceremonie ka thënë se derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë.
Gjuriq pjesëmarrësve u ka uruar mbrëmjen e ndezjes së buzmit dhe i ka uruar për festa. Tutje Gjuriq ka thënë se serbët nuk duhet t’i harrojnë zakonet dhe traditat. “Nuk ka popull të suksesshëm nëse nuk respektohet tradita”, ka thënë ai.
Gjuriq, merr vesh lajmi.net, ka hyrë në Kosovë pasi që ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme për leje./Lajmi.net/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe