Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.
Ai theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.
Gjuriq tha se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë e ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe.
Duke folur për platformën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Kosovës, me të cilën është paraparë që bisedimet në Bruksel të finalizohen njohjen e Kosovës, Gjuriq thotë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare më së miri do të shihet në qoftë se Parlamenti i Kosovës e miraton këtë platformë.
“Prishtina nuk ka bën asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron që të miratohet platforma ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre të mos e miratojnë në Parlament”, tha Gjuriq për “TV Prva”, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, Prishtina nuk sheh të ardhme në rregullimin e marrëdhënieve në mënyrë demokratike paqësore dhe diplomatike, ketë e kanë treguar në të kaluarën, por ka munguar reagimi bashkësisë ndërkombëtare.
“Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i kënaqshëm, nuk inkurajon suksesin në vazhdimin e dialogut” shpjegoi Gjuriq.
Ai përkujtoi se “vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme dhe se ajo është politika e Shteteve të Bashkuara”.
Gjuriq tha se “është mirë që ushtria serbe ka hyrë në rrugën e modernizimit dhe forcimit, sepse për Serbinë paqja është më e rëndësishmja”.
Sipas tij, Misioni i EULEX-it në Kosovë është i pasuksesshëm në Kosovë, sepse nuk ka krijuar kushte për sundimin e ligjit.
“Një EULEX të tillë e sollën nga ata që thonë se Kosova duhet të lejohet pa asnjë kusht të anëtarësohet në OKB”, tha Gjuriq.
Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka nxjerr në diskutim publik Draft Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Draft Strategjinë e Mbrojtjes, ku thuhet se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në ‘institucionet e përkohshme në Prishtinë’, do të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...