Serbia është kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe për këtë ekziston një ligj në Rezolutën 1244 dhe në marrëveshjen ushtarake-teknike, ka deklaruar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gjuriq ka theksuar se KFOR është ushtria e vetme në Kosovë dhe se teorikisht, sipas miratimit të NATO-s, mund të jetë edhe ushtria serbe, shkruan “Blic” i Serbisë, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se është i bindur që Prishtina do të përpiqet të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, por ka vënë theks se nuk do të kenë përkrahjen e Beogradit.
Gjuriç tha për RTS se çështja e themelimit të Bashkësisë së Bashkive Serbe (ZSO) ishte “kronometri” dhe se Prishtina tashmë ka shtyrë detyrimet e saj për 1.675 ditë. Ai shtoi se Beogradi është i gjithmonë i gatshëm për bisedime, ndërsa deklaroi se futja e “aktorëve” tjerë në bisedimet Kosovë –Serbi duhet të bëhet me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Në lidhje me zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, Marko Gjuriq ka theksuar se Lista Serbe është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...