Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq gjatë një interviste për ‘Sputnik’ ka folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd.
Sipas tij, pothuajse më shumë se një vit Prishtina po e anashkalon dialogun.
“Kemi kërkuar më shumë se një vit që të fillojnë këto bisedime pasi duam që përfaqësuesit shqiptarë të përballen me detyrimet. Tani që kemi filluar një lloj bashkëpunimi shpresoj që së shpejti të caktohet data e dhe të kemi takim të ri. Çështjet nuk janë vetëm teknike nëse flasim për AKS-në, diplomat.. Ne jemi të interesuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe janë ata që nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë për më shumë se një vit”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Përpos tjerash, ai ka shtuar se më 17 shkurt do të rritet niveli i sigurisë.
“Për tu përkujdesur aty janë KFOR-i, EULEX-i dhe policia lokale. Serbia kur mendon për Kosovën nuk dëshiron të lejojë që të përsëriten vitet 1999, 2004 apo 2008. Do të kujdesimi dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur”, ka përfunduar Gjuriq.
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...