Projekti serbo-madh është ringjallur. Ai projekt synon që Serbisë t’ia sigurojë njëfarë kompensimi për humbjen e Kosovës dhe natyrisht se Mali i Zi është caku i parë i nacionalizmit serbo-madh, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në intervistën për televizionin publik austriak, ORF TV.
“Këtë mbase e kuptojmë të gjithë. Shumë herë e kemi përmendur këtë rrezik gjatë viteve të kaluara, duke mos e theksuar kurrë interesin e Malit të Zi në plan të parë”, ka thënë ai.
Gjukanoviq ka thënë në intervistë se partia e tij, DPS, i ka pranuar rezultatet jozyrtare zgjedhore, duke ua uruar fitoren rivalëve.
“Pra, tani mbetet që procesi të finalizohet në tërësi, t’i dëgjojmë rezultatet zyrtare. Nuk pres ndonjë ndryshim”, ka thënë ai.
Gjukanoviq është pyetur rreth flamujve të shumtë serbë në festimet gjatë natës së zgjedhjeve dhe ndikimit të rezultateve zgjedhore në raportet midis Serbisë dhe Malit të Zi.
“Këtë ikonografi që e përmendët në natën e zgjedhjeve dhe pas saj besoj se i befason vetëm ata që nuk janë në rrjedha me Ballkanin. Secili që ka pasur pak kohë të përcjellë se çfarë po ndodh në Ballkan, është dashur ta presë një gjë të tillë. Ne tash e sa vjet jemi duke i paralajmëruar partnerët tanë evropianë, euro-atlantikë dhe opinionin në tërësi se jo vetëm në Mal të Zi, madje guxoj të them më së paku në Mal të Zi, po përballen dy vizione të së ardhmes. Një nga këto është vizioni i mbështetur nga Mali i Zi, ai i së ardhmes evropiane të Ballkanit”, ka thënë Gjukanoviqi.
Sipas tij, Ballkani nuk mund t’a përforcojë vetë stabilitetin, duke pasur nevojë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
E në anën tjetër, si ka thënë presidenti malazez për televizionin austriak, është politika e nacionalizmit ekstrem, ajo që në vitet nëntëdhjetë solli luftëra.
“Kur them se ka plot ndërhyrje prej jashtë Ballkanit Perëndimor, mbase nuk është se po e zbulojmë tani atë që e kishin thënë vetë zyrtarët rusë. Ata disa herë kanë thënë se e kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s, e në esencë edhe të Bashkimit Evropian në Ballkan”, ka thënë ai.
Gjukanoviqi thotë se porositë e tilla nga Moska u kanë dhënë zemër politikave të kahmotshme në rajon.
“Kështu pra sot, ashtu si po e shohim, u ringjall projekti serbo-madh”, ka thënë ai.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër