Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në opsion tërheqja e njohjes së Kosovës nga shteti i tij.
Madje, ai ka thënë se vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës shteti malazez e ka marrë pas një analize si në aspektin juridik ashtu edhe në atë politikë.
“Tërheqja nuk ka qenë asnjëherë opsion. Mali i Zi është një shtet serioz. Jemi fqinj të përgjegjshëm dhe nuk është se e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008 në mënyrë të përshpejtuar. Ne kemi analizuar aspektin juridik dhe aspektin politik, pastaj kemi ardhur deri te konkludimi se në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit është e nevojshme të që pranohet pavarësia e Kosovës”, ka theksuar Gjukanoviq në intervistën ekskluzive për RTK me gazetarin Bashkim Vishaj.
Sipas tij. Mali i Zi në secilin hap të vetin para dhe veçanërisht pas pranimit të Kosovës ka demonstruar qartazi se nuk ka dilema në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Përkundrazi ne duam t’i ndihmojmë Kosovës ashtu siç duam t’i ndihmojmë edhe të gjitha vendeve tjera të rajonit që në mënyrë sa më të vendosur dhe sa më shpejt të pranojmë sistemin e vlerave evropiane dhe të ecim përpara drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka shtuar Gjukanoviq.
Ndryshe, Presidenti malazez po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Ai në ditën e parë takoi krerët e institucioneve, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të vizitojë bazën e KFOR-it, do të mbajë një ligjëratë në Kolegjin AAB dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të organizuar nga Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...