Google ADS

Gjukanoviq bën thirrje për marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë

12:31 | 18 Maj 2022
S D

Presidentin i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, treguan edhe njëherë bashkëpunimin mes dy shteteve, raporton arbresh.info.

Presidenti i Malit të Zi nga kjo konferencë bëri thirrje që të gjendet një zgjidhje sa i për ketë dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që dialogu të marr epilog me një marrëveshje përfundimtare.

Tutje Gjukanoviq tha se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë dhe Kosovën por edhe me rajonin në përgjithësi.

“Me vëmendje jemi duke përcjellë se çka është duke ndodhur në politikën e vendit në Kosovë ne jemi mirënjohës për faktin se Kosova është drejtuar drejt objektiva identike strategjike si Mali i Zi. Po ashtu jemi duke e përcjellë edhe problemin kyç që Kosova ka pra jemi duke e përcjellur procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ne e mbështesim dialogun që është mes Prishtinës dhe Beogradit dhe besojmë që vetëm dialogu politik mund të qoj tek një marrëveshje gjithëpërfshirëse të obligueshme në aspektin juridik që të ofrojë mundësi që Kosova të zhvillohet si një vend demokratik që edhe Kosova edhe Serbia të ecin drejt ripërtëritjes së besimit dhe zhvillimit të ndërsjellët, mendojë që duhet të jeni konistent në këtë proces politik sepse nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë kjo është çështje e cila prek stabilitetin e rajonit dhe prandaj si një fqinjë i Kosovës dhe i Serbisë ne tregojmë interesim të veçantë që ky dialogë të vazhdojë dhe që në të ardhmen e afërte të rezultojë me një marrëveshje”, deklaroi Gjukanoviq.

Tutje ai po ashtu foli edhe për raportet miqësore mes dy shteteve të cilat do të japin një mesazh se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë një të tillë.

“Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera  janë raporte të miqësisë Janë raporte të hapura me besim të fort dhe të bashkëpunimit që janë të bazuara tek objektivat identik strategjik, adoptimit të sistemit të vlerave evropiane dhe përkushtueshmërisë drejt integrimeve euroatlantike kështu që edhe këtë vizitë e shoh si mundësi që ta forcojmë besimin e ndërsjellët, dhe të dërgojmë mesazheve që marrëdhëniet e tilla janë të mundura në Ballkanin Perëndimor sepse duhet ti pranojmë si një trashëgimi të përbashkët që duhet të zhvillojmë bashkëpunimin dhe besimin në rajon”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme